Piktori i njohur serb, Paje Jovanoviç, ka pikturuar një vepër arti ku shfaqen dy burra shqiptarë me costume tradicionale, emri i të cilës është “Dy roje para portës”.
Kjo pikturë është shitur në ankandin e shtëpisë së njohur londineze “Sotheby’s” me një çmim marramendës prej 465 mijë paund, që i bie 530 mijë euro.
“Dy rojet para portës” është realizuar në mes të viteve 1887-1888, ka përmasa 43 me 50 centimetra, është punuar me teknikën vaj në dru dhe çmimi fillestar për blerjen e saj ishte vendosur 113 mijë deri në 17 mijë paund.
I lindur në vitin 1859, Paja Jovanoviç, ka realizuar tetë piktura me temë shqiptare, ndër të cilat janë edhe veprat “Lufta e gjelave”, “Zbukurimi i nuses” apo “Shqiptari me duhan”.