Art & Kulturë

TRAJNIM “Shkrimi Akademik dhe Metodologjia e Kërkimit në Punimet Shkencore”

Student Economic Forum në bashkëpunim me Albanian Young Leaders Forum më datë 2 dhe 3 Maj 2018, ora 16:30 – 19:00 do të zhvilloj një trajnim dy ditor me temë “Shkrimi Akademik dhe Metodologjia e Kërkimit në Punimet Shkencore”.

Cilësia e punimit të një projekt kursi, teme diplome apo mikroteze nga ana metodologjike, përmbajtësore dhe vizuale është e lidhur ngushtësisht me respektimin e normave, rregullave dhe standarteve të shkrimit akademik dhe metodologjisë së kërkimit në çdo punim shkencor. Sa me i lartë të jetë niveli i dijeve dhe njohurive rreth shkrimit akademik dhe metodologjisë të kërkimit aq me minimale do të jenë gabimet në çdo punim të fushës akademike dhe jo akademike që ne mund të realizojmë.

Për të gjithë studentët dhe kërkuesit e rinj që dëshirojnë të përmirësojnë njohurit rreth shkrimit akademik dhe metodologjisë së kërkimit janë të ftuar për t’u bërë pjesë e këtij trajnimi, i cili do të mbahet nga lektor të fushës.

Tematikat që do të trajtohen n akademi janë:

• Shkrimi si mjet komunikimi dhe efektet e tij
• Procesi i të shkruarit: Mbledhja e informacionit dhe Organizimi i materialit
• Kuptimi i stilit dhe përdorimi i një stili të efektshem
• Format e paraqitjes së dorëshkrimeve
• Modelet bazë të të shkruarit në shkrimin teknik
• Prezantimi vizual i informacionit teknik
• Përgatitja e një eseje
• Planifikimi i kerkimit
• Rishikimi i literatures
• Problemi dhe objektivat e kerkimit
• Kuadri konceptual
• Metodat dhe procedurat e kerkimit
• Besueshmëria dhe vlefshmëria e dijes
• Bazat filozofike të kerkimit
• Etika në Kërkim

Apliko ketu:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfxuswWNUsMvZ6U-to99MBZNI6X-R75ddicF8KPAv1WQYD2vw/viewform

Datat e zhvillimit të trajnimit:
– 2 Maj 2018, ora 16:30 – 19:00
– 3 Maj 2018, ora 16:30 – 19:00

Kush pranohet në akademi:
– Studentët
– Të rinjtë

Politikat e pagesës për pjesëmarrje
– Anëtarët e SEF: 1000 lekë (të reja) (-50 %)
– Studentët dhe të rinjtë e tjerë: 1000 lekë (të reja)

Në fund të trajnimit të gjithë pjesmarrsit do pajisen me ÇERTITIKTE Pjesëmarrje.
Afati prëfundimtar i aplikimit: 29.04.2018
Kontakt: [email protected]

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).