Elbenita Kajtazi, sopranoja kosovare, do të jetë pjesë e gjysmëfinales së konkursit ndërkombëtar Glyndebourne Opera Cup, qëllimi i të cilit është evidentimi i artistëve të rinj nga e gjithë bota në fushën e operës.
Ky konkurs mbahet në Angli dhe fituesi i kësaj gare do të marrë një çmim prej 15 mijë paund, ku ka mundësi t’i përdorë për të nisur një karrierë ndërkombëtare në opera.
Në mesin e gjysmëfinalistëve të tjerë janë edhe artistët: Adèle Charvet, Francesca Chiejina, Jorge Espino, Adriana Gonzalez, Samantha Hankey, Dmytro Kalmuchyn, Aurora Marthens, Mirjam Mesak, Denis Milo, Jake Muffett, Diana Newman, Gemma Ní Bhriain, Alexandra Nowakowski, Eléonore Pancrazi, Emily Pogorelc, Cody Quattlebaum, Anita Giovanna Rosati, Carl Rumstadt dhe Jacquelyn Stucke
Moxarti është tema për konkursin e sivjetshëm, nata e parë e të cilit do të mbahet më 22 mars, ora 20:00, ndërsa gjysmëfinalja do të mbahet më 23 mars. Finalja e konkursit do të jetë të shtunën më 24 mars, nga ora 17:30 deri në 21:00 dhe i gjithë spektakli do të transmetohet live në Sky Arts.