Elbenita Kajtazi, një këngëtare opere nga Kosova, ka arritur që të magjepsi audiencën e festivalit ‘Glyndebourne Opera Cup’ që zhvillohet në Angli, duke fituar çmimin e audiencës.
Elbenita Kajtazi, sopranoja kosovare, do të jetë pjesë e gjysmëfinales së konkursit ndërkombëtar Glyndebourne Opera Cup, qëllimi i të cilit është evidentimi i artistëve të rinj nga e gjithë bota në fushën e operës.
Elbenita Kajtazi është sopranoja nga Kosova, e cila po korr sukses në skena të mëdha operistike në botë, kryesisht duke performuar në Gjermani.