Përditësimi më i ri i Snapchat i lejon përdoruesit që të tagojnë miqtë në fotot e videot që ata hedhin në historinë e tyre.
E parë më përparë si opsion në rrjetin social Instagram, SnapChat ndjek një proçedurë tjetër për të bërë tagg dikë, ndryshe nga rivali i tij.
Kështu, për të bërë tagg, duhet të shkruash username-in e personit dhe më pas shkohet tek opsioni ‘More’ që ndodhet në fund të ekranit, i cili prej andej do të hapi një seksion të titulluar ‘People’, ku shfaq informacionet e përdoruesve të tjerë që ju i keni miq.

Nuk është bërë akoma e ditur se kur ky opsion do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit, pasi SnapChat ka konfirmuar se janë në fazën e testimit.
“Duke e bërë tagg dikë në historinë tënde, Bitmoji dhe informacioni i atij personi do të shfaqet për të gjithë shokët e tu. Po ashtu, personi që është taguar në një foto a video do të marrë një njoftim për këtë tagg”, sipas website-it teknologjik TechCrunch.
Ndërkohë, përditësimi i ri i Snapchat nuk është përqafuar ende nga masa më e madhe e njerëzve, të cilët e cilësojnë atë si ‘mjaft të komplikuar dhe të vështirë për t’u përdorur’.