“Il giardino dei Finzi Contini di Vittorio de Sica” është një film italian i vitit 1970 nga regjisori Vittorio de Sica, që do të shfaqet më 21 mars tek Instituti Italian i Kulturës.
Bazuar në novelën me të njëjtin emër të autorit Giorgio Bassani, filmi trajton historinë e familjes Finzi-Contini që jetojnë në qytetin e Ferrara të Italisë, në periudhën e viteve 1930.
Një familje aristrokate dhe ndër më të pasurat në këtë zonë, Finzi-Continit janë ndër udhëheqësit e krahinës, ku njëkohësisht i përkasin edhe besimit çifut. Fëmijët e tyre të rritur, Micol dhe Alberto, organizojnë vazhdimisht festa përreth pishinës dhe ambienteve të vilës së tyre.
Në mesin e këtij rrethi shoqëror aristrokatik hyn Giorgio, një çifut nga shtresa e mesme që bie në dashuri me Micolën. Edhe pse ajo e tall Giorgion, forcat e politikës do të hyjnë në mesin e tyre dhe gjithça do të marrë një rrjedhë tjetër.
Mos e humbisni këtë dramë, që vjen për ju prej orës 18:30 deri në 20:30.
Trailer:
https://www.youtube.com/watch?v=vrxXlYuv3Qs