Konferenca “Si të shpëtosh jetë” vjen për të gjithë studentët e UMT nga një bashkëpunim i BSKSh Mjekësi me Albanian Health Fund (AHF), për të disatin vit rradhazi.
Për realizimin e kësaj konference vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nje ekip mjekësor i përbërë nga mjekë, infermierë dhe stomatologë.
*BSKSH Mjekësi dhe AHF janë organizata mjekësore të krishtera, ndaj krahas workshop-eve te shumta mjekësore do të ketë dhe diskutime rreth çështjeve shpirtërore.
Në ditët në vazhdim, do të informoheni tek eventi per workshop-et dhe detaje të tjera rreth programit.
Pagesa sipas datave të regjistrimit (perfshihet transport, fjetje, ushqim):
– 15-31 Tetor: 1500 lekë të reja
– 1-10 Nëntor: 2000 lekë të reja
– 11-13 Nëntor: 2500 lekë të reja
Për të aplikuar plotësoni formularin, e gjeni te ‘Tickets available’.
Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj nuk mjafton plotësimi i formularit. Ju duhet të bëni pagesën te Biblioteka AHF, vetëm kështu regjistrimi juaj është i vlefshëm.
Vendet janë të limituara, ndaj nxitoni të siguroni pjesëmarrjen tuaj.