Gjithnjë këshillohet që salcën e makaronave ta përgatisni vetë. Provojeni këtë me brokoli.
Përbërësit
1 pako makarona (Pipe Rigate nga Elka)
200 gr brokoli
150 gr djathë parmixhano (të grirë)
kripë
piper
majdanoz
50 ml vaj ulliri
Përgatitja
1. Në një tenxhere me ujë të valuar vendosni brokolin për të zierë. Më pas i kaloni në një blender dhe i shtoni djathin parmixhano.
2. Shtoni kripën, piperin, majdanozin dhe vajin e ullirit. I trazoni mirë dhe kështu sapo përgatitët një salcë.
3. E vendosni salcën në një enë të thellë. Sipër i shtoni makaronat e ziera më parë, Pipe Rigate nga Elka.
4. Shërbejini në një pjatë dhe sipër i shtoni pak djathë të grirë parmixhano. Ju bëftë mirë!