Shuhet në moshën 84-vjeçare, aktori i madh i kinemasë italiane.
I famshëm për rolin e Ugo Fantozzit, aktori nga Xhenova kishte disa ditë që ishte shtruar në spital.
Përveç 10 filmave si Fantozzi, komiku ka interpretuar edhe në filma dramë me regji të Federico Fellini, Marco Ferreri, Lina ëertmuller, Ermanno Olmi dhe Mario Monicelli.
Në vitin 1992, Paolo Villaggio u nderua me “Luanin e Artë” të karrierës, në Festivalin e Filmit të Venecias.