Art & Kulturë

Rikthehet Turtle Fest në Drimadhë në datat 4, 5 dhe 6 Gusht

Turtle Fest hyn në edicionin e tij të 6-të si një histori e konsoliduar suksesi, një realitet artistik dhe kulturor gjithnjë në zhvillim, i cili vit pas viti pasurohet prej entuziazmit dhe sharmit të pjesmarrësve, të cilët janë padiskutim pjesë e familjes së madhe të Breshkës.

Një festë e bukur kampi, si e tillë fillon historia 6 Vjecare e Turtle Fest, tashmë një prej festivaleve muzikore më të mëdha në vend, e cila në 3 ditë dhe 3 netë mbledh Dj-ët më të rëndësishëm të skenës Alternative Europiane & Shqiptare dhe numëroi edicionin e kaluar pjesmarrjen e mbi 4500 adhuruesve të muzikës.

“Një histori e fuqisë së imagjinatës, e dëshirës së madhe për muzikën dhe për të qenë pjesë e një yjësie të shndritshme artistike dhe shoqërore”.

Të premten, të shtunën dhe të dielën e datave 4,5,6 Gusht 2017, Ishulli i Breshkës zbarkon për të 6-in vit rradhazi në plazhin përrallor të Drimadhesit për të hapur dyert e Festivalit më të madh Open-Air Shqiptar, Turtle Fest.

Për këto arsye dhe të tjera, edhe këtë vit si çdo vit ose për të parën herë,
#zgjidhMuziken , #zgjidhNetetplotYje , #zgjidhPlazhin , #zgjidhBuzeqeshjet , #zgjidhDashurine, #zgjidhShoqerine #zgjidhTurtleFest … dhe bëhuni gati të përjetoni aventurën më të madhe muzikore verore ku kryefjala e saj do të jeni ju.

Informacione mbi Programin Muzikor, Pikat e shitjes së biletave dhe të tjera, do t’i publikojmë së shpejti.

Mos e humbisni në datat 4, 5, 6 Gusht 2017.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).