Art & Kulturë

Shkrimtari misterioz që kontriboi në krijimin e zhanrit fantastiko-shkencor

Sot është përvjetori i 209 i lindjes së shkrimtarit, poetit e kritikut letrar të famshëm amerikan, Edgar Allan Poe.

I lindur në 19 janar të vitit 1809, Edgar do të njihej nga bota si shkrimtari revolucionar që miksoi së bashku zhanrin detektiv me atë fantastik dhe që kontriboi në zhvillimin e kategorisë fantastiko-shkencore.

Ai njihet për përrallat e tij me nota misteri dhe tmerri, ku poemat e tij më të famshme janë “Annabel Lee” & “The Raven”.

Pjesë e zhanrit të romantizmit të errët, Edgar Poe shërbeu në ushtri deri në vitin 1829, kur u largua për t’iu dedikuar plotësisht veprave të tij. Pasi babai i tij refuzoi ta njihte si fëmijë sepse u largua nga ushtria, Edgar u detyrua të shkruante proza që publikoheshin në gazeta për të fituar para.

Megjithatë, shkrimtari ishte i varur ndaj alkoolit, gjë e cila i kushtoi që të humbiste punën dhe në dëshpërim e sipër, ai shkoi të jetonte në New York. Aty, Edgar shkroi novelën e tij me fantazi “The Narrative of Arthur Gordon Pym of Nantucket’, e cila u prit mjaft mirë nga publiku. Pavarësisht rritjes së famës së tij, situata financiare e Poe nuk u përmirësua asnjëherë.

Një nga kryeveprat e tij, poema “The Raven”, tregon historinë e një djali të dashuruar, i cili vuan nga kujtimet që mban. Sorra është miku i tij, që çdo thirrjeje të djalit i përgjigjet me “Kurrë më”. E vlerësuar për notat supernatyrale, gjuhën e stilizuar dhe ritmin muzikal të saj, poema përmban shumë aspekte nga mitologjia, përrallat klasike e folklori kombëtar, që e kthyen atë në një fenomen dhe e bëri Poe të njohur.

Ai u martua me kushurirën e tij 13 vjeçare, Virginia Eliza Clemm, të cilën e donte shumë. Por martesa e tyre nuk zgjati; Në janar të vitit 1849, Virginia vdiq nga sëmundja e tuberkulozit dhe i mposhtur nga humbja e saj, Edgar u gjet i vdekur në rrugët e Baltimore disa muaj më vonë.

Virginia Eliza Clemm

Shkaqet mbi vdekjen e autorit janë të ndryshme; Disa njerëz thonë se alkooli ishte helmi i tij, ndërsa të tjerë fajësojnë një mbidozë droge si shkakun kryesor të vdekjes në moshën 40 vjeçare të shkrimtarit.

Kasollja ku Edgar Allan Poe qëndroi gjatë ditëve të fundit të jetës së tij, është pjesë e regjistrit të Vendeve Kombëtare Historike të Mbrojtura. Ajo ndodhet midis rrugës Kingsbridge  dhe Grand Concourse në qytetin e New York.

Kasollja ku jetoi Edgar Allan Poe.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).