Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar disa foto në të cilat shfaqet pamja e saj në vitin 1938.
Tek këto fotografi, dallohet ndryshimi i tejskajshëm që ndërtesa e dikurshme ka me atë të sotmen, ku e fundit ka përqafuar një stil më modern dhe që është bërë lehtë e identifikueshme.

Përpos saj, ajo që bie në sy është edhe pamja përreth ambasadës, ku peisazhi mbizotërohet nga malet, kodrat dhe pemët e larta që sot i kanë lënë vendin pallateve dhe ndërtesave të larta.

Ndërtesa e Ambasadës Amerikane në ditët e sotme.