Art & Kulturë

Samsung Galaxy S9: Një smartphone përtej limiteve, sfidon denjësisht iPhone X

Celulari më i ri nga kompania Samsung, jo vetëm që do të jetë Androidi më i avancuar në histori, por ai po e konkurron iPhone X në më shumë se një drejtim.

Sipas lajmeve që janë publikuar këto ditë, Samsung S9 do të përmbajë opsionin e emojive 3D, të cilat janë të personalizuara sipas shprehive të ndryshme të fytyrës. Kështu, ky opsion shfaqet më i avancuar se armiku i tij, karakteret “Animoji” që ka prodhuar Apple tek iPhone X.

Sipas një raporti nga XDA, kamera përpara do të regjistrojë shprehitë e fytyrës dhe më pas do t’i rikrijojë ato në ekran, duke i shndërruar në emoji të lezetshme.

Po ashtu, S9 do të jetë telefoni i parë nga kjo kompani që do të përmbajë altoparlantë stereo.

Samsung S9 dhe S9+ do të bëhen publike më 25 shkurt në Kongresin Botëror të Telefonisë. Edhe pse çmimi nuk është bërë akoma i ditur, disa spekulojnë se ai do të jetë më i lartë se çmimi që kishte vitin e kaluar Galaxy S8.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).