Art & Kulturë

FOTO/ Zbuloni 5 vendet më misterioze në planetin Tokë

Planeti ynë ka kaq shumë vende të mrekullueshme, të cilat tërheqin me mijëra turistë në brigjet e tyre. Megjithatë, ekzistojnë disa vende misterioze, historitë e të cilave janë lënë të pazgjidhura ndër shekuj, duke lënë edhe zbuluesit më të mirë pa përgjigje.

Në disa prej këtyre vendeve, numërohen me qindra njerëz të zhdukur, në vendndodhje të tjera shfaqen drita të çuditshme e statuja gjigande të mistershme.

Më poshtë do të gjeni të renditura 5 vendet më misterioze dhe të çuditshme në Tokë.

Ishulli i Pashkëve

Ky ishull është një nga vendet më misterioze në planet. Ai shtrihet afër bregdetit të Kilit dhe është i famshëm për statujat gjigande që shkojnë deri në 16 m. Misteri qëndron tek fakti se asnjë nuk e di se kush i ka ndërtuar këto statuja dhe si kanë shkuar ato në këtë ishull.

Aty jetojnë disa banorë vendas, të cilët mund ta dinë përgjigjen e kësaj pyetje, por paaftësia për të komunikuar gjuhën e civilizuar ka bërë që origjina e statujave të ngelet ende mister.

Vendi misterioz në Santa Cruz

Santa Cruz është e famshme për numrin e madh të iluzioneve optike që krijohen në këtë vend, por është një kabinë e vjetër ajo që ka shkaktuar polemika të ndryshme. E çuditshmja e kësaj kabine qëndron tek drejtimi i saj: Sapo hyn në këtë ndërtesë të vjetër ajo do të lëkundet në drejtime të ndryshme. Edhe pse kabina është e vendosur në një terren të sheshtë, askush nuk e ka zbuluar arsyen se përse ajo lëkundet, duke e bërë të pamundur që brenda saj të qëndrosh drejt e pa lëvizur.

Trekëndëshi i Bermudës

Jo vetëm që ky vend përfshin një zonë shumë të madhe në përbërjen e tij, por ai nuk është fotografuar asnjëherë. Duke filluar nga brigjet e Floridës, Trekëndëshi i Bermudës është një nga vendet më misterioze dhe më të famshme në botë, ku ka fituar një reputacion të frikshëm.

Me qindra anije dhe aeroplanë janë zhdukur nga kjo zonë gjatë shekujve me rradhë. Mijëra teori lidhur me këto zhdukje janë hedhur përgjatë viteve, ku disa ia atribuojnë këtë mister shkaqeve natyrore, ndërkohë që të tjerë i lidhin zhdukjet e shumta me një konspiracion alienësh. Një nga teoritë më të njohura dhe më të përfolura lidhet me shfaqjen e një dimensioni tjetër, në të cilin thuhet se Trekëndëshi i Bermudës shërben si një portal për të shkuar tek ky destinacion. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite askush nuk e ka zbuluar misterin e vërtetë dhe arsyen e zhdukjes së kaq shumë mjeteve ajrore e detare përgjatë viteve.

Atlantis

Kontinenti i zhdukur i Atlantis është një nga misteret më të mëdha të njerëzimit. E vetmja gjë që ne dimi nga ky vend, është ajo çfarë shohim në hartat antike, të cilat datojnë që prej periudhës kur kontinentet ishin ende në lëvizje dhe nuk kishin marrë formën e tanishme. Mesa duket, Atlantis ndodhej diku midis Amerikës dhe Afrikës.

Arsyeja e zhdukjes së tij nuk është zgjidhur akoma, ku disa besojnë se është përmbytur si pasojë e një cunami ose është përplasur me një kontinent tjetër. Kërkimet për të gjetur civilizimin e humbur të Atlantis, që konsiderohet të ketë qenë mjaft i përparuar për kohën e vet, po vazhdojnë ende.

 

Ujvara e Përgjakur

Ajo ndodhet në Antarktidë dhe njerëzit mund ta shikojnë atë vetëm nga fotografitë e ndryshme. Në këto foto, mund të dallohet një ujvarë uji në ngjyrë të kuqe, e cila rrjedh në shtresën e akullit.

Biologët dhe shkencëtarët e tjerë nuk e kanë zbuluar akoma arsyen se përse uji merr ngjyrë të kuqe. Poshtë kësaj ujvare jetojnë mikroorganizma që mbijetojnë falë hekurit dhe sulfurit që ndodhet në përbërjen e ujit. Sipas një teorie të biologëve, ujvara merr këtë ngjyrë të kuqe nga përqëndrimi i lartë i hekurit në ujë.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).