Art & Kulturë

Ruani datën/ Kampioni shqiptar Florian Marku do të ndeshet me serbin Sladjan Dragisic

Kampioni shqiptar i Kick-boxit, Florian Marku, do të ndeshet më 18 maj me serbin Sladjan Dragisic. Ndeshja do të zhvillohet në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kickbokseri nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Për herë të parë do ndeshem në vendin tim, në SHQIPËRI në TIRANË… Më 18 maj është ndeshja e radhës kundër serbit Sladjan Dragisic”, ka shkruar Marku.

Kujtojmë që në shkurt, Marku mundi boshnjakun Xhevat Mutfic në Straz të Austrisë, duke forcuar pozitat e tij si boksier.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).