Keni probleme me flokët? Ju duket sikur nuk po ju rriten. Provoni këtë maskë që ka përbërës tërësisht natyralë dhe pa efekte anësore. Është bio. Por nëse keni lëkurë të ndjeshme, duhet ta shmangni këtë maskë, sepse mund t’ju shkaktojë ndonjë reaksion alergjik.
Përbërësit:
1 lugë çaji mustardë pluhur
3 lugë çaji ujë të ngrohtë
3 lugë çaji vaj ulliri
1 vezë
Përgatitja:
Shtoni mustardën pluhur në një enë të vogël dhe më pas hidhni ujin e ngrohtë. Përziejini mirë, derisa të fitoni një lloj paste.
Më pas, hidhni në të vezën dhe vajin e ullirit dhe përziejini derisa të përftoni një masë homogjene. Aplikojeni atë vetëm në rrënjët e flokëve.
Flokët duhet të jenë të thatë dhe të palarë. Për t’iu dhënë akoma më shumë shkëlqim, mund të aplikoni mbi to edhe pak vaj kokosi.
Mbulojeni kokën me një peshqir dhe lëreni maskën të veprojë për rreth 5 minuta. Më pas, lajini flokët si zakonisht. Përsëriteni këtë procedurë, jo më shumë se një herë në javë.
Mund ta përdorni për një periudhë prej 5 deri në 7 javë për rezultate optimale.