E transformuar nga themelet, Puka është shndërruar në një destinacion të ri turistik. Dhe jo vetëm për qytetin. Shpellat e famshme jo larg saj, majat e maleve dhe shtigjet, hanet dhe ushqimi i mirë, uji dhe ajri i pastër janë arsye që të drejtojnë me kënaqësi drejt verilindjes.
Deri para pak kohësh kemi dëgjuar të flitet për hanet që kanë filluar të zhvillohen, të presin e përcjellin vizitorë me shumicë, për birrën e famshme Puka që mund të shijohet edhe në Tiranë e jo vetëm, këto kohët e fundit Puka është bërë e famshme edhe për ndryshimet rrënjësore që ka pësuar në pamje e në brendësi.
Transformimi ka qenë rrënjësor, në banesat e banorëve, ambientet çlodhëse të qytetit, mbjellja e pemëve, rregullimi i rrjetit nëntokësor, atij energjitik, sistemimin e kanaleve të ujërave të zeza etj. Çka do të thotë se nuk është vetëm pamja e jashtme ajo që dallon. Njësoj në lartësinë e duhur është edhe shërbimi dhe kushtet që ofron Puka.
Desitnacionet që sugjerohen për në Pukë janë:
Liqeni i qytetit
Qyteti i Migjenit
Një vizitë në Malin e Tërbunit
Itinerari Pukë – Qelëz – Liqeni i Komanit – Shpella e Murgjve (Kaurrit)
Shkëmbi i Zanave (Mrizi i Zanave)