Art & Kulturë

Recital Solistik – Artistët e Rinj Mbështesin Edukimin e Artit

Organizata CoDe Albania – Coherent Development Albania me fokus fuqizimin e të rinjve, do të organizojë me datë 9 janar 2018, ora 19:00, në sallën e madhe të Universitetit të Arteve – Tiranë, Koncertin Recital me sloganin: “Artistët e Rinj mbështesin Edukimin e Artit te fëmijët”.

20 artistë të rinj do të performojnë në Koncertin Recital, me qëllim mbledhjen e të ardhurave për blerjen e instrumentave muzikore për zhvillimin e kurseve të Artit për fëmijë dhe të rinj në ambientet e organizatës CoDe Albania.

Drejtimin artistik e realizon aktivistja dhe drejtuesja e grupit të punës “Diversiteti Social – Kulturor” së Forumit Rinor të CoDe Albania, Anxhela Kapja.

Programi Artistik:

– Sonatë për Violinë & Piano – Clode Debussy
Interpretojnë: Silvester Shoshi – Violinë; Synjona Paplekaj – Piano

– Meinne Lippen sie kussen so heiss- Franz Lehar
Quando men vo – Giacopo Puccini
Interpretojnë : Luiza Kasa – Kanto; Paola Budani – Piano

– “A dream” String Quartet & Flute – Ergis Spahiu
Interpretojnë: Anxhela Kapja- Flaut
Margarita Memaj – Violinë
Lubjana Neziri – Violinë
Xhesi Gavelli – Violë
Ricard Gedaj – Cello

– Porsi fleta e ellit t’Zotit
Interpreton: Kori Angelis

– Las dos Hermanitas – Francisco Farrega
Interpreton: Agi Poçaj – Kitarë

– Carmen Fantasy – F.Borne, G. Bizet
Interpretojnë: Anxhela Kapja – Flaut; Jonida Lazallari –Piano

– Per ty Atdhe – Pjetër Gaci
Interpreton: Adelion Kola – Kanto

Drejtimi artistik:
Anxhela Kapja

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).