Art & Kulturë

Drejtësia Sociale dhe Zhvillimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor

KONFERENCA RAJONALE “Drejtësia Sociale dhe Zhvillimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”

Student Economic Forum në bashkëpunim me Albanian Consumer Center ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në konferencën e parë shkencore me temë “Drejtësia Sociale dhe Zhvillimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor” punimet e të cilës do të mbahen në Tiranë, Shqipëri me datë 21 – 22 Qeshor 2018.

Kjo konferencë i dedikohet zhvillimeve ekonomike, politike dhe sociale që po ndodhin sot në vendet e ballkanit perëndimor me qëllim për të rritur mundësit e ndërlidhjes, bashkëpunimit dhe krijimit të përbashkët rajonal mes studiuesve të ndryshëm. Gjithashtu kjo konferencë i dedikohet përmirësimit të cilësis së jetës të komuniteteve që jetojnë në vendet e ballkanit perëndimor përmes kryerjes së studimeve, hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore të cilat propozojnë platforma dhe programe konkrete për çështjet e drejtësisë sociale dhe zhvillimit ekonomik në ballkanin perendimor.

Temat me interes ku mund të fokusoni punimin tuaj janë:

– Politikat Publike dhe Sociale
– Zhvillimi Qëndrueshëm Ekonomik
– E drejta Publike dhe Sociale
– Mirëqeverisja
– Kapitalizmi vs Barazia Sociale (komunizmi)
– Cilësia Ushqimore dhe Bujqësia
– Kujdesi Shëndetsor dhe Ekonomia
– Tregetia dhe Investimet
– Sistemi Financiar dhe Monetar
– Ekonomia dhe Shoqëria Dixhitale
– Punësimi, Edukimi dhe Barazia gjinore
– Siguria e Resurseve Natyrore dhe Mjedisit

Kjo konferencë është e vlefshme për pjesëmarrësit nga:

– Shqipëria
– Kosova
– Maqedonia
– Mali Zi
– Greqia

Kush mund të aplikoj?

– Studentet që studiojnë në fushat e mësipërme
– Të diplomuarit në fushat e mësipërme
– Kërkues dhe hulumtues në fushat e mësipërme

Si mund të aplikoni ?

Të interesuarit për t’u bërë pjesë e kësaj konference duhet të aplikojnë në linkun e mëposhtëm brenda datës 30 Janar 2018.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSezwAKsZaX6oFl5EUrtBKpQJJUiRx4i4xi8_NhaTYAkVqkSpg/viewform

Në këtë formular kërkohet të saktësohen:
emrat – nga 2 deri në 3 persona;
titullin e temës që do përgatitet për në konferencë.

Dokumenti i formatuar sipas standardeve ( udhëzimet për formatin e punimit tuaj)

– Do ju dërgohet menjëherë pasi të jetë pranuar tema juaj e përzgjedhur për konferencën.

Kalendari i konferencës

– Do ju komunikohen nëpërmjet E-mail së bashku me çdo njoftim apo informacion rreth konferencës dhe punimit tuaj.

Politikat e pagesës për pjesëmarrje

– Studentët: 1500Leke
– Të diplomuarit: 2000Leke
– Profesionistët: 2500Leke

* Pagesa është e njëjtë si për punimet individuale ashtu edhe për punimet në grup.

Në përfundim të kësaj konference pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata, punimi tyre do të botohet në librin Konferenca e I – Drejtësia Sociale dhe Zhvillimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor, si dhe gjatë konferencës do vlerësohen 3 punimet me të mira me cmimet respektive.

Formula e vlerësimit të 3 punimeve më të mira.

– 50% e vlerësimit do bëhet nga pjesëmarrësit e konferencës
– 50% e vlerësimit do bëhet nga të ftuarit profesionist të studimeve shkencore ( pedagoge, studiues, kërkues)

Afati aplikimit: 30 Janar 2018

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).