Trajnimi ”Procedurat e Aplikimit në kuadër të Erasmus +, Rritja e Kapaciteteve në Fushën e Rinisë 2018
Projekti i Asistencës Teknike për Programet Europiane në Shqipëri dhe Organizata Përtej Barrierave, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, organizojnë në datat 4-5 Janar 2018, trajnimin dy-ditor mbi ‘Shkrimin e projekteve në Programin Erasmus+: Rritja e Kapaciteteve në Fushën e Rinisë’.
Trajnimi organizohet në kuadër të Thirrjes së Hapur për Propozime të këtij Programi që e ka afatin më 8 mars 2018:
https://
Trajnimi synon të rrisë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile, dhe të aftësojë stafin e tyre për mënyrat e aplikimit për fonde.
Organizatat e interesuara mund të dërgojnë shprehjen e interesit për të marrë pjesë në trajnim në adresën si vijon deri në datë
29 Dhjetor 2017 ne adresen : [email protected]
Kujdes. Vetem organizatat e perzgjedhura do te mund te marrin pjese, prandaj Ju lutemi te shprehni interesin tuaj sa me pare ne e mailin e siper permendur.