Art & Kulturë

Pse ilaçet duhet t’i shoqëroni gjithnjë me ujë

Duhet të dini se konsumimi i ilaçeve pa shoqëruar me ujë nuk rekomandohet dhe sjell rreziqe.

Mjekët thonë se ilaçet, në varësi edhe të madhësisë mund të dëmtojnë ezofagun, madje mund të shkaktojnë deri edhe prerje.

Këtë e zbulon “Times of India” në një shkrim të publikuar së fundi. Më herët edhe disa hulumtues turq kanë arritur në të njëjtin konkluzion.

Sipas hulumtimeve, konsumi i ilaçeve mund të shkaktojë edhe të vjella dhe një tjetër rrezik i madh është bllokimi pa mundur të shkojë në stomak, nëse është e madhe.

Të paktën një gotë ujë duhet të shoqërojë konsumin e medikamentit këshillojnë mjekët.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).