Art & Kulturë

Programi i filmave në kinema për këtë javë në Tiranë

“I, Tonya” është një film i zhanrit biografik, i cili do të shfaqet prej datës 18 janar në kinemanë Millenium dhe Imperial.

Filmi tregon historinë e vërtet të patinatores së akullit Tonya Harding, që po rritet në klasifikimet e Kampionatit të Patinazhit Artistik në SHBA. Por e ardhmja e saj do të vihet në rrezik kur ish -bashkëshorti i saj fillon që të ndërhyjë.

https://www.youtube.com/watch?v=KuDQOMICfr0

“Insidious: The Last Key”, do të shfaqet tek Kinema Millenium, Imperial dhe Cineplexx që prej datës 18 janar. Ai trajton historinë e studiueses së dukurive paranormale, Dr. Elise Rainer, e cila përballet me frikën e saj më të madhe kur gjendet në shtëpinë e saj të fëmijërisë.

Ndërkohë, në të treja kinematë po vazhdojnë të shfaqen filmat: “Molly’s Game”; “Ferdinand”; Marrowbone”; “Jumanji: Welcome To The Jungle”; “The Greatest Snowman”; “Daddy’s Home” dhe “Santa Swap-Merry Christmas Mr.Andersen”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).