Nën interpretimin e Emily Blunt, John Krasinski, Noah Lupe dhe nën regjinë e John Krasinski, vjen premierë më 5 prill filmi “A Quiet Place”.
Një film i zhanrit horror, ai trajton historinë e një familje, të cilët jetojnë të izoluar nga bota pa bërë asnjë zhurmë. Heshtja absolute vjen si pasojë e frikës nga një kërcënim i panjohur, i cili sulmon dhe përndjek çdo tingull. “A Quiet Place” do të shfaqet në kinematë Imperial, Millenium e Cineplexx.
Xhuxhat e kopshtit, Gnomeo dhe Zhuljeta, punësojnë dektetivin e njohur Sherlock Gnomes për të investiguar mbi zhdukjen e mistershme të zbukurimeve të tjera të kopshtit.
Me Emily Blunt dhe Johnny Deep, filmi i animuar “Sherlock Gnomes” do të shfaqet në kinematë Imperial, Millenium e Cineplexx më 5 prill.
“L’Amant Double” vjen premierë në kinemanë Millenium më 5 prill. Një film i zhanrit romancë, dramë e thriller, ai trajton historinë e Chloe, një grua e brishtë, e cila bie në dashuri me psikoanalistin e saj, Paul.
Pas disa muajsh lidhje, ajo shpërngulet për të jetuar me të, por do të kuptojë shumë shpejt se Paul ka fshehur identitetin e tij të vërtetë.