Nën interpretimin e Dwayne Johnson, Naomie Harris e Malin Akerman, “Rampage” ngjitet premierë më 12 prill në sallën e kinamësë Imperial e Cineplexx.
Një film fantashkencë me përbindësha, “Rampage” është bazuar mbi video-lojrat me të njëjtin emër nga Midway Games. David Okoye ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me George, gorillën jashtëzakonisht inteligjente, për të cilin është kujdesur që prej lindjes.
Kur papritur shfaqen përbindësha të ndryshëm që shkatërrojnë çfarë t’u dali përpara, Okoye do të krijojë një aleancë të fshetë me një inxhinier genetik për të krijuar një antidot, duke u ndeshur rrugës me një katastrofë globale dhe duke luftuar me mikun e tij të dikurshëm.
“Legend of the demon cat” trajton historinë e murgut budist japonez, Kukai, i cili u dërgua në Dinastine Tang në Kinë për të mësuar rreth kulturës dhe qytetërimit kinez. Gjatë kësaj kohe, ai njihet me poetin e quajtur Bai Letian.
Papritur, në qytet nisin të ndodhin ngjarje të pazakonta e vdekje, përfshirë dhe vdekjen e konkubinës Yang, e cila lidhet me macen djall, që po terrorizon qytetin. Monk dhe poeti bashkohen në investigimin e vdekjes së Yang, duke ndjekur gjurmët e maces djall që zbulon fakte të fshehura.
Një film që do t’ju çojë në një udhëtim plot fantazi dhe mister, do të shfaqet premierë më 12 prill në kinemanë Cineplexx.