Art & Kulturë

Kalaja e Libohovës përfundon proçesin e restaurimit, gati për sezonin turistik

Sezoni turistik është drejt çeljes së tij dhe kjo ka bërë që monumentet e kulturës përgjatë vendit të përgatiten për të mirëpritur turistët e huaj dhe vendas.

Së fundmi, DRKK i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kalasë së Libohovës, duke pastruar ambientin përreth saj dhe duke përfunduar restaurimin e saj.

E ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena midis viteve 1796-1798, tashmë kjo kala, që është një Monument Kulture i Kategorisë së parë, është pajisur me një portë të re hekuri në hyrje të saj. Për më tepër, po vijohen punimet për restaurimin e pragut të portës dhe sheshit para saj.

Në këtë zonë po merren masa për vendosjen e koshave të vegjël për mbeturinat, në mënyrë që kalaja të qëndrojë sa më e pastër.

porta10-696x464

Kjo kala ka qenë dhurata që Ali Pashë Tepelena i ka bërë motrës së tij, Shanishës, e cila u martua në Libohovë. Ajo shërben si një qendër historike mjaft e vyer për të gjithë vizitorët që janë të apasionuar pas historisë.

E përbërë nga katër kulla shumëkëndëshe nëpër qoshet dhe murin që rrethon një sipërfaqe të gjerë, ajo është një fortesë me përmasa të konsiderueshme.

Në qendër të qytetit janë vendosur sarajet e bejlerëve të Libohovës. Sot kjo kala është objekt, ku turistë të shumtë e vizitojnë atë për historinë e saj dhe për kuriozitetin intrigues. Ndërsa motra e Ali Pashë Tepelenës, Shanishaja, prehet në varrezat në jug të kalasë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).