Të premten do të keni mundësi që të ndiqni produksionin e fundit të kompozitorit të famshëm me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, që titullohet “Polina, danser sa vie”.
Vet kompozitori do të jetë i pranishëm në shfaqjen e këtij filmi bashkë me gruan e tij Valeri Muller, i cili do të transmetohet në kinemanë Millenium prej orës 17:00 e deri më 19:00.
Filmi zhvillohet në Rusinë e viteve ’90-të, ku Polina, që prej fëmijërisë së saj, është trajnuar të jetë një balerinë nën udhëheqjen rigoroze të profesor Bozhinskit.
Kur asaj i duhet të integrohet në baletin prestigjoz të Balshoi Teatër, Polina merr pjesë në një spektakël të kërcimit bashkëkohor, i cili e trondit thellë atë. Një shok artistik, i cili nis të lëkundi gjithçka që ajo beson, vjen në jetën e Polinës.
Ky film trajton lirinë e Polinës dhe luftën për t’u vendosur më pas në rrugën e duhur për të arritur gjërat që një njeri kërkon të arrijë në jetë.
Një histori të ngjashme me personazhin e filmit përjetëson edhe Angjelin Preljocaj, i cili lindi në Francë nga prindër shqiptarë dhe nisi studimet për balet klasik përpara se të merrej me kërcimin bashkëkohor pranë Karin Waehner.
Trailer: