Art & Kulturë

Vizitoni ujëvarën e Kakunjës

Kakunja është një fshat i komunës Baldushk në rrethin e Tiranës, i cili ndodhet rreth 26 km larg nga kryeqyteti, në pjesën juglindore të tij.

Ky fshat njihet për ujëvarën e tij, e cila ndodhet pranë tij. E njohur ndryshe edhe si ujëvara e Shkëmbit të Askolajt, ajo ka një lartësi rreth 8-9 m dhe përroi ku ndodhet, është pjesë e degëve që furnizojnë lumin e Zhullimës.

Ujëvara është përherë me ujë, por ka edhe disa momente në pranverë e vjeshtër kur për shkak të shirave, ka shumë prurje. Për të shkuar deri atje ndiqet rruga nga Tirana në Baldushk e deri në fshatin Kakunjë, ku më pas proçedohet në këmbë.

Travel to Discover Tirana organizon një udhëtim me destinacion kryesor këtë ujëvarë, të dielën më 25 mars. Nisja bëhet në orën 09:00 dhe kthimi në 16:00.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).