Nëse keni vendosur të humbisni disa kilogramë duke u marrë me aktivitet fizik dhe palestër, duhet të jeni në dijeni se vetëm kjo nuk mjafton. Kujdesi me ushqimin duhet të vazhdojë edhe gjatë kohës të stërvitjes, në mënyrë që të shpejtohen rezultatet e punës suaj. Bukuria kërkon sakrifica, ndaj këto ushqime nuk duhet të konsumohen kurrë pas një dite të lodhshme me aktivitet fizik:
Fast food dhe pica
Rrallëkujt nuk i pëlqejnë picat dhe fast food-et, por ushqimet e shijshme janë ato më të dëmshmet, pasi kanë një numër të madh kalorish dhe kjo ju hedh poshtë gjith mundin tuaj në palestër.
Ushqimet e skuqura
Mund të jenë shpesh e menusë tuaj ndoshta edhe për shkak të lehtësisë në gatim, por ushqimet e skuqura janë armiku juaj nëse keni vendosur të humbisni peshë.
Patatinat
Disa mund të kenë menduar se patatinat janë një zgjidhje e mirë për të thyer oreksin, por në fakt ato janë shumë të dëmshme sepse përmbajnë shumë kripë dhe ju krijojnë celulit, i cili është shumë i vështirë për tu eleminuar nga trupi juaj. Patatinat nuk janë burim energjie, gjë që ju duhet frekuentuesve të palestrës.
Perimet e pagatuara
U surprizuat? Ndoshta në dijeninë tuaj, perimet janë ushqimi perfekt për t`u konsumuar pas palestrës, por është e kundërta. Ato kanë shumë pak kalori dhe trupit tuaj i nevojiten më tepër pas palestrës. Një pjatë e mbushur me proteina sigurisht që mund të shoqërohet me perimet që ju pëlqejnë, duke i siguruar trupit energjinë që i duhet.
Pijet e gazuara
Pijet me gaz janë zgjedhja më e gabuar që mund të bëni, aq më tepër pas palestre. Shumica e këtyre pijeve përmbajnë kimikate, sheqerna dhe kalori. Pija më e mirë që mund të zgjidhni pas palestrës është uji.