Art & Kulturë

Masterclass me regjisoren e njohur, shfaqje e filmit “3 Burra dhe një foshnje”

Regjisorja e skenaristja franceze Coline Serreau është autorja e filmit “3 Hommes et un Couffin”, që fitoi tre çmime Cesar dhe u nominua për Oscar.

Ky film pati një sukses të jashtëzakonshëm në SHBA dhe Indi, i cili është një komedi mbi tre burra beqarë, të cilëve do u duhet të kujdesen për një foshnje të lënë në pragun e derës së apartamentit të tyre.

Prodhuar në vitin 1985, “3 Burra dhe një foshnje” do të shfaqet në Tiranë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Le Printemps de la Francophonie en Albanie.

Pjesë e këtij sesioni do të jetë edhe regjisorja e filmit Coline Serreau, që do të japi disa leksione të vlefshme, ndaj mos mungoni! Ai do të shfaqet në opsinonin 35 mm, të premten më 2 mars, ora 17:30-20:30.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).