Art & Kulturë

Parku Olimpik i Rio-s kthehet në gërmadhë

Parku Olimpik i Rio-s i cili kushtoi plot 12 miliardë dollarë dhe që u premtua që pas përfundimit të lojrave olimpike të gjitha fasilitetet e tij do ripërshtateshin me qëllim që të ktheheshin në dobi të qytetarëve, tashmë gati afro një vit më vonë është kthyer në një grup ndërtesash të cilat janë bastisur dhe vandalizuar dhe ngjasojnë me germadha të vjetra që duken sikur kanë qenë të braktisura me dekada të tëra.

Në foto shikohet pjesa e jashtme e sektorit të lojrave ujore ku një kombinim i baltës, ujit të shiut dhe insekteve të ngordhura i kanë dhënë një ngjyrë ndryshku ujit të pishinës e cila gjatë lojrave olimpike u përdorte nga notarët për stërvitje para garave.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).