Art & Kulturë

Parku Arkeologjik i Amantias, në interesin e turistëve të huaj

Një nga destinacionet kryesore turistike për Qarkun e Vlorës është parku arkeologjik i Amantias.

Kryeministri Edi Rama, përmes rrjetit social “Facebook”, ndau një video me mbresat e disa turistëve të huaj që kanë vizituar këtë vend.

Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.

Në shekullin e III-të p.e.s. qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.

Në vitin 268 p.e.s., qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156029752976523/

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).