Filmi që lë shikuesit e tij të në mes të një shtëpie të pleqve në Stamboll, ku banorët e frikësuar nga lufta gjejnë prehje në vëmendjen e kamerës, ku një grua tregon rrëfimin e saj personal të gjenocidit e një pianist i mashtruar performon një kompozim para se ta rrëfejë dashurinë e tij, fiton çmimin e parë si filmi më i mirë në festivalin e filmit DokuFest 2018.
Kështu përmbyllet edhe edicioni i 17-të i festivalit që mbahet çdo vit në Prizren dhe mbledh regjisorë e prodhues filmash nga gjithë bota.
Kësaj radhe u shfaqën 260 filma në 10 kinematë e qytetit të Prizrenit.
Filmi “Distant Constellation” që u zgjodh filmi fitues për Ballkanin, u realizua nga regjisorja Shevaun Mizrahi. Si filmi më i mirë kombëtar u zgjodh filmi “Në Pritje”.