“Pet Fair – Panairi i Kafshëve Shtëpiake” vjen si një event që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit, veçanërisht fëmijëve, për mbrojtjen, kujdesin, trajtimin e duhur, gjë që synon të sjellë uljen e numrit të kafshëve të braktisura. Aktiviteti do të mbledhë së bashku partnerë, organizata të ndryshme, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktive në çështjet e mirëqënies së kafshëve.
Përgjatë gjithë ditës në “Pet Fair – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese.
Së shpejti do të publikohen detajet e mëtejshme të panairit.