Në një prej netëve më të rëndësishme të kinematografisë botërore, prezantuesi i njohur amerikan Jimmy Kimmel, moderoi për të dytin vit rresht ceremoninë e Oscar.
Gjatë hapjes së mbrëmjes, Jimmy ofroi një monolog mjaft të fuqishëm, që i drejtohej disa nga ngjarjeve që po gdhenin shoqërinë, prej skandalit të abuzimeve seksuale të Harvey Weinstein e deri tek presidenti homofobik Donald Trump.
“Ndoshta asnjë prej jush nuk duhet të çohet direkt kur t’i përmendet emri se ka fituar një çmim, në rast se ndodh i njëjti gabim si vjet”, ka startuar monologun e tij Jimmy Kimmel, duke ironizuar ndodhinë e vjetshme ku gabimisht u shpall fitues “La La Land” në vend të “Moonlight”.
“Statuja e Oscar është një prej burrave më të respektueshëm që mund të njihni ndonjëherë, nuk ka duar dhe nuk shan”, ka vazhduar ai, duke iu referuar skandalit të Weinstein mbi ngacmimet seksuale ndaj femrave. Kimmel premtoi se personi që do të bënte deklaratën më të shkurtër gjatë pranimit të çmimit do të fitonte një jetski.
Po ashtu, ai bëri thirrje që tani është koha kur të gjitha femrat janë ngritur së bashku dhe duhet t’u jepet fund abuzimeve seksuale ndaj tyre. Monologu i tij preku edhe administratën e Trump dhe të republikanëve në përpjekjet e tyre për të shfuqizuar shërbimet shëndetësore falas, duke i sulmuar ata për këto politika të tmerrshme.
Fjalimi/monologu i Jimmy Kimmel u prit mjaft mirë jo vetëm nga pjesëmarrësit në Oscar, por edhe nga të gjithë shikuesit e më gjerë, të cilët e lavdëruan prezantuesin për dozat e larta të humorit dhe sarkazmës, që i drejtoheshin eventeve dhe personave real.
Ndiqeni të plotë këtë monolog: