Art & Kulturë

Armëpushimi, libri i Botimeve Pegi

Nje histori dhimbjeje dhe shprese, mbijetese dhe dashurie per jeten. Marrezia gjermane, Aushvici dhe kampe te tjera simotra mbollen frike dhe vujatje po aq sa shprese dhe etje per te jetuar per ata qe per fat mbijetuan. Vuajtjet e hebrenjve nuk morren fund me shperberjen e kampeve. Pas ardhjes se ruseve pervec gezimit te fitores mbi torturat, dhomat e gazit dhe vdekjen autori dhe mijra te tjere mbeten skllever te lirise se tyre ne kerkim te kthimit ne shtepi. Rruga e kthimit ishte nje sfide me vete, sfide me te ftohtin, urine, nevojat bazike dhe anarkine e pergjithshme. Deshira per te mbijetuar te ben mjek pa qene i tille, perkthyes edhe pse njeh pak fjale te gjuhes, tregetar per te gjetur ushqim dhe per te pasur pak para….

Nje liber qe nuk duhet humbur. Kur e lexon ndjen nje brejtje ndergjegje per ate qe njerezimi ka bere keq dhe per ate qe vazhdon ta beje keq ndoshta edhe thjesht duke mos vepruar.
Nje veper e #primolevi por me plote goje une do ta quaj nje veper te #aidabaro qe me punen e saj ne cdo fjali shpalos nje shqipe brilante.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).