Brokoli, një nga produktet e vjeshtës, më të rëndësishme për shëndetin tuaj. Përmban shumë antioksidues si vitamina C, vitamina A, vitamina E, karotenoide, zeaksanthine, vitamina të kompleksit B, zink, kalium, natrium, shumë fibra. Ndikimi i tij pozitiv është në shumë sisteme të trupit.
Si do ju këshillonim ta konsumonit?
Pasi ta keni larë mirë, vetëm 1-2 minuta në ujë të valuar mjafton dhe me pas i shtoni vaj ulliri dhe lëng limoni të freskët.
Këshillë: Vaji i ullirit ndihmon në përthithjen e vitaminave që treten në yndyrë dhe i përforcon fuqitë antioksiduese në kombinim me lëngun e limonit!
Një alternativë darke ose dhe një drekë të lehtë:
Përbërësit:
- 300 gr brokoli të zier
- 4 vezë
- 1/2 filxhan qumësht
- 4 lugë miell
- 300 gr gjizë ose mozarela
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- kripë, piper
Përgatitja:
- Bëhen bashkë të gjitha produktet dhe futen në furrë për 10 minuta afërsisht.
- Kur e servirni, mund të shtoni dhe pak djathë kaçkavall të grirë sipër. Ju bëftë mirë!