Art & Kulturë

Koncerti “Rrugëtim Bach”

Muzika klasike gjithmonë e më tepër po zbehet për publikun e kohërave moderne pavarësisht pasurisë dhe gjenialitetit të këtij zhanri muzikor. Ndër arsyet themelore janë mospromovimi, mospjesmarrja nga ana e brezit ti ri dhe moskuptimi nga publiku i thjeshtë artdashës.

Qendra Miq Për Jetë, kërkon të sjellë një risi për skenën dhe publikun artdashës shqiptarë e cila është pagëzuar me emrin “Rrugëtim Bach”. “Rrugëtim Bach” është një koncert me pjesë të mrekullueshme nga J.S.Bach, i vënë në skenë nga “Orkestra e Dhomës Shqiptare”, “Kori i Universitetit të Arteve”, nën drejtimin e Dirigjentit të mirnjohur argjentino-zviceran Z. Facuno Agudin.

Koncerti do të zhvillohet në Tiranë në datën 4 maj 2019. Një ndër veçantitë e këtij formati, tashmë shumë i suksesshëm në disa skena Europiane, është se publiku nuk qëndron pasiv por bëhet pjesë e shfaqjes duke kënduar disa prej kantatave e duke u transformuar nga thjeshtë dëgjues në interpretues të vërtetë të koncertit.

Kështu ky koncert kthehet nga një shfaqje muzikore në një proces gjithpërfshirës mësimi dhe pjesmarrje jo vetëm për artistët e rinj por edhe për publikun e thjeshtë. Ky format është vendosur në skenë nga Orchester de Lumier (Zvicërr) pikërisht me Dirigjentin Facundo Agudin.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).