Art & Kulturë

Olen Çezari dhuron spektakël nën tingujt e violinës në Pallatin e Kongreseve

Violinisti i mirënjohur Olen Çezari dhe grupi i tij “International Clandestine Orchestra” dhuruan spektakël mbrëmjen e djeshme për publikun i cili kishte mbushur sallën e Pallatit të Kongreseve.

Tingujt e violinës të ndërthurura mjeshtërisht dhe me muzikë bashkëkohore nga Olen Çezari krijuan një atmosferë argëtuese për publikun i cili gjatë gjithë mbrëmjes u bë pjesë e spektaklit.

Olen Çezari shoqërohej në këtë koncert edhe nga 22 artistë të njohur në mbarë botën, nga kantautori i njohur italian Alessandro Mannarino, instrumentisti i njohur nga Kina, Guo Gan, bateristi Pepe Sanchez, artisti nga Kuba Shama Milan dhe këngëtarja Lavinia Mancusi.

Përgjatë gjithë koncertit mbrëmjen e djeshme tingujt e violinës u ndërthurë me instrumenta të tjerë muzikor duke sjell një program të larmishëm që nga tingujt klasik e deri tek ato modern ku argëtimi nuk mungoj për gjithë gupmoshat që ishin në Pallatin e Kongreseve.

Spektakli i Olen Çezarit do vijoj dhe mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve me surpriza të tjera për publikun dhe me një program të pasur muzikor.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).