Netflix është duke zhvilluar disa takime për të prodhuar një serial televiziv mbi jetën e Ish-Presidentit të SHBA-ve, Barack Obamës dhe gruas së tij, Michelle.
Formati, numri i episodeve dhe historia që do të trajtojë ky serial nuk janë bërë ende të ditura, ashtu siç edhe aludohet mbi sasinë e fitimit që Barack do të përfitojë nga ky serial.
Pavarësisht çmimit të kësaj kontrate, që disa burimeve thonë se Barack do të marrë një shumë prej 500 milion paund, ky projekt televiziv pritet të arrijë një audiencë gjigande.
Për shkak të bujës mediatike dhe rëndësisë që ky serial ka, pasi do të eksplorojë jetën e një prej njerëzve më të fuqishëm në Amerikë, Amazon e Apple kanë vendosur ofertat e tyre në treg, për të joshur ish- çiftin presidencial.
“Teksa ata janë duke vendosur planet për të ardhmen e tyre, Presidenti dhe Zonja Obama po vazhdojnë të eksplorojnë mënyra të ndryshme për të ndihmuar njerëzit dhe për të treguar historitë e tyre”, është shprehur këshilltari i Obamës, Eric Schultz.
Ide të ndryshme mbi përmbajtjen që ky serial do të ketë tregojnë versione të shumëllojshme; Disa thonë se Obama do të flasi mbi temat që dominuan presidencën e tij, siç ishin shërbimi shëndetësor falas dhe ndryshimet klimaterike.
Një tjetër ide e vendos Ish-Zonjën e Parë duke diskutuar mbi ushqyerjen, një temë të cilën ajo e ka mbështetur gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë.