Me rastin e festës së 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada Austriake në Tiranë organizon “Javën e Filmit Austriak të Regjisoreve Femra” në Cineplexx.
Gjatë kësaj jave, çdo ditë nga data 5 deri më 10 mars, në orën 18:00, do të shfaqen filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër që janë prodhuar nga regjisore austriake.
Të gjithë adhuruesit e kinemasë do të kenë mundësinë që të ndjekin një mori filmash me zhanre dhe histori të ndryshme, që janë prodhuar nga disa prej regjisoreve më të mira femra austriake dhe kanë patur impaktin e tyre në shoqëri.
Titujt e filmave që do të shfaqen gjatë kësaj jave janë: “The Dreamed Ones”, “Mademoiselle Paradis”, “We Used To Be Cool”, “Gruber is Leaving”, “Fly Away Home”, “Thank You For Bombing”.
Për t’u informuar më shumë rreth orareve klikoni këtu:http://www.cineplexx.al/filma/vijne-se-shpejti/
Trailer i filmit “Fly Away Home”:
Trailer i filmit “Thank You for Bombing”:
Trailer i filmit “Mademoiselle Paradis”: