Frozen 2 pritet të dali më 27 nëntor të vitit 2019, duke synuar që të arrijë suksesin e serisë së parë, i cili është filmi më fitimprurës i Disney, duke thyer të gjitha rekordet e mëparshme.
Por, në këtë pjesë të dytë, fansat janë duke pritur që Princesha e Akullt, Elsa, të gjejë një Princ si motra e saj. Jennifer Lee, bashkëregjisorja dhe njëkohësisht autorja e këtij filmi, është shprehur e hapur rreth idesë së martesës së Elsës me një person të gjinisë së njëjtë.
“Kemi biseduar për këtë, jemi koshientë, por nuk e kemi marrë vendimin. Me filmin tonë ne do të prekim ato çështje që ekzistojnë dhe me të cilat përballen çdo ditë fëmijët, burrat dhe gratë”, është shprehur Chris Buck, bashkëregjisor i Frozen.
Janë të pakta gjasat që një lidhje e këtij lloji do të shpaloset në film, pasi do të shkaktojë reagime të ndryshme dhe braktisje të filmit, gjë që do t’i kushtonte shumë Disney. Por, nëse merret një vendim pro kësaj teme, atëherë Elsa do të jetë princesha e parë që hyn në komunitetin LGBT në historinë e Disney.