“Little England” është një film grek që do të shfaqet në Akademinë e Filmit “Marubi” të mërkurën, më 7 mars.
Ky film është mjaft i veçantë, teksa eksploron historinë e dy motrave të reja, Orsës 20 vjeçe dhe Moscha, të cilat jetojnë në ishullin Andros të Greqisë.
Orsa është marrëzisht e dashuruar me oficerin Spyros Matabes, por ky është një sekret që askush nuk e di. Nga ana tjetër, motra e saj Moscha ëndërron që të largohet nga ishulli, në mënyrë që të shpëtojë nga tradita e martesës me një marinar, që është kthyer në një zakon për gratë e Andros.
Mamaja e tyre Mina, e cila është e martuar me një kapiten, e konsideron dashurinë si një problem më vete, duke i ndaluar vajzat që të shfaqin ndjenja për dikë dhe i këshillon ato që të martohen në familje të pasura.
Megjithatë, çdo gjë do të kthehet përmbys kur të dyja motrat martohen me burra që nuk i duan dhe detyrojnë të jetojnë në një shtëpi.
“Little England” do të keni mundësi që ta shikoni më 7 mars, ora 19:00 deri në 20:00 në ambientet e Akademisë Marubi. Hyrja është falas!