Natë akustike tek Destil me mysafir nga Gjermania…

Egisson, një këngëtar gjerman, do të performojë në Destil këtë të enjte, duke kënduar disa nga këngët më popullore të momentit.

Egisson ka filluar të këndojë që në moshë relativisht të re, duke patur një pasion për krijimin e muzikës në stile të ndryshme, si: Muzika Jazz, Metal, Pop, Folk dhe Rock.

Në vitin 2014 Egisson nxorri albumin e tij të parë “Salmon & Loritz”. Falë tingujve të kitarës së tij dhe me zërin e mrekullueshëm, ai gjithmonë ia del që të dhurojë një shfaqje fantastike.

Mos e humbi këtë artist gjerman, më 1 mars tek Destil Hostel, ora 21:00-00:00.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).