Rogner Hotel organizon një event dedikuar të gjitha femrave më 8 mars, në ditën e shënuar për të festuar figurën e femrës.
Me një organizim perfekt, ju jo vetëm që do të festoni, por edhe do të keni mundësi të përfitoni dhurata nga disa prej markave më prestigjoze, si: Swarovski, Villeroy & Boch, Swatch, L’Occitane, Duxiana, The Space Chic Gallery, Vivia, Jardin de Parfums, Ariee Home & Gifts, Bamboo Spa & Hammam, Bamboo Nails Bar, Le Petit Fleur, Spitali Amerikan, Tigi dhe Delirium Shop.
Për vetëm 2800 lekë për person, në këtë çmim përfshihet pija e mirëseardhjes, dreka ekskluzive me 4 pjata (pije me limit të përfshira), programi argëtues dhe shorteu me dhuratat e mësipërme.