Art & Kulturë

Hiking në Malin e Dajtit, këtë të diel

Travel To Discover Tirana zhvillon këtë fundjavë aktivitetin e saj të fundit: Ngjitje në Malin e Dajtit.

Më 4 mars, të gjithë ju që do të jeni pjesë e këtij aktiviteti, do të keni mundësi që të bëni hiking që zgjat rreth 1 orë e 40 minuta dhe të shijoni borën e pamjen e mrekullueshme që ofron Dajti.

Programi i këtij aktiviteti:

Nisja me furgon në orën 08:00 nga Pallati i Kongreseve deri në Dajt tek fusha. Prej andej do të konsumohet një kafe dhe bëhet gati për t’u ngjitur në majën e Dajtit. Kthimi në Tiranë është në orën 16:00.

Çmimi i udhëtimit është gjithsej 1400 lekë, ku përfshihet edhe guida gjatë udhëtimit, si edhe foto profesionale.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).