Në kuadër të promovimit të Jetesës së Gjelbër dhe afrimit të njeriut me natyrën, Green Line Albania dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë rikthejnë sërisht aktivitetin Nata e Gjelbër @Park.
Aktiviteti do të filloj nga ora 19:00 (tek fushat sportive pas V. Frashëri) dhe vazhdon deri në mëngjesin e ditës tjetër, duke kaluar një natë në natyrë, në çadra kampingu, thjeshtë e shëndetshëm.
Programi parashikon aktivitetet e mëposhtme:
• Ndeshje Volejbolli – Një sfidë midis vullnetarëve dhe stafit të APR.
• Kinema nën Yje @Park.
• Piknik e gatim outdoor.
• Histori rreth zjarrit (nëse nata freskohet ndjeshëm) – Të rinjtë do të kenë mundësi të tregojnë historitë e tyre dhe eksperiencat, si një mënyrë për të rritur njohjen e socializimin.
• Parku i ideve – E ku më mirë se në natyrë mund të frymëzohesh? Pikërisht këtë Natë të Gjelbër do ta përdorim edhe si fidanishte idesh për aktivitete të ndryshme në park.
• Muzikë dhe Karaoke.
• Histori Vullnetarizmi.
• Lorja të ndryshme si Volejboll, BasketBoll, Shah, Dam,Twister etj.
• Lojra sociale me të rinjtë.
• Natyrisht nuk iket pa pastruar zonën e kampingut por edhe pa dhënë një kontribut në pastrimin e liqenit.
Pjesëmarrja e lirë, kush ka dëshirë të na bashkohet na kontaktoni në [email protected] ose [email protected] apo në inbox këtu në FB.
Faleminderit AMSHC dhe Ambasadës Franceze për mbështetjen e këtij aktiviteti të gjelbër.