Festivali Ndërkombëtar i Balonave në Tiranë

E di çfarë ngjyre ka era? Po retë? Po qielli? Po ajo ndjesia magjike e të vrapuarit bashkë me to?

Po sikur ta ngjyrosim erën, retë dhe qiellin së bashku? Po po, të ngremë balona shumëngjyrëshe që fluturojnë lart!

Në datat 1 dhe 2 Shtator, eja në lëndinën jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial Tiranë, merr me vete balonën tënde, ose eja ta ndërtojmë bashkë!

Për herë të parë në Shqipëri, një Festival Balonash!

Shumë ngjyra, shumë aktivitete, shumë festë!
Me miq vendas e të huaj!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).