Art & Kulturë

“Muzeu im”, ftesë për të paraqitur trashëgiminë kulturore familjare

Shumë familje shqiptare ruajnë me fanatizëm objekte të trashëgimisë materiale, si veshje popullore, qëndisma, bizhuteri, orendi shtëpiake, vegla pune etj.

Duke u nisur nga ky fakt, Muzeu Historik Kombëtar fton të gjithë zotëruesit që t’i prezantojnë këto objekte tek faqja e institucionit duke u bërë kështu pjesë e projektit “Muzeu im”.

“A keni ndonjë unazë që jua ka lënë pas gjyshi apo gjyshja? Ndonjë vazo të vjetër në shtëpi? Apo çdo objekt tjetër që posedoni dhe vjen nga e shkuara e largët? Kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e këtij aktiviteti tërheqës është i ftuar që ta prezantojë objektin e tij duke na dërguar me mesazh ose duke komentuar në këtë postim foto dhe historinë e objektit”, është ftesa që vjen nga Muzeu Historik Kombëtar, në këto ditë vetizolimi prej koronavirusit, për të ndarë me bashkëkombasit historinë e objekteve më të veçanta që kushdo mund të ruajë në shtëpi.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).