30.10.2017- E Hënë “MARTIR”
Për të ndjekur lojen briliante të aktorëve në regjinë e Fatos Berishës,mos mungoni ditën e Hënë (30.10.2017) në orën 19:00
në Teatrin Kombëtar -Tiranë.
Si një bombë me sahat, tregimi i Benjamin-it është shqetësues për publikun. Por, njëkohësisht edhe tregim sfidues dhe tërheqës, dhe jo vetëm për audiencën e re. Tolerant ndaj paragjykimeve ndeshet me debatin e pafund rreth religjionit, dogmës dhe shkencës. Sjellja e tij provukuese turbullon tërë shkollën, gjersa prifti i shkollës e sheh këtë si gjë pozitive. Shoqja Lydia e provokon seksualitetin e tij, ndërsa e ëma sa është skeptike është edhe mbështetëse.
Shfaqja sjellë në kastën e aktorëve:
Besfort Berberi,
Yllka Pylla,
Edmond Hafizademi,
Bujar Ahmeti,
Muradije Muriqi,
Arbies Rbs Komoni,
Ylber Mehmeti,
Yllka Lota, Myrvete Kurtishi,
Ahmet Bakija.