Art & Kulturë

Mark Zuckerberg dëshmon përpara Kongresit Amerikan mbi skandalin e Facebook

Skandali i të dhënave personale të njerëzve që i ishin shitur agjencive të menaxhimit të fushatave elektorale nga Facebook, ka tronditur opinionin mbarëkombëtar, duke ulur besueshmërinë tek gjigandi social.

Kongresi Amerikan ka marrë në dorë këtë çështje dhe ka thirrur për dëshmi ditën e djeshme CEO-n e Facebook, Mark Zuckerberg.

Ted Cruz, një senator republikan nga shteti i Teksasit, ka komentuar mbi këtë çështje, duke e pyetur Zuckerberg-un nëse ai ka paragjykime politike. Si shembuj ai ka sjellë bllokimin e llogarive të përdoruesve nga Facebook për shkak se përmbajtja dhe markat e tyre ishin ‘të pasigurta për komunitetin’.

“Për amerikanët e shumtë që duket të jenë model bindës i anshmërisë politike, a jeni dakord me këtë?” Cruz pyeti Zuckerberg.
Facebook’s chief executive, Mark Zuckerberg, faces the cameras as he arrives to testify before a US Senate joint hearing on Capitol Hill in Washington.

Në përgjigje të kësaj pyetje, Zuckerberg i pranoi shqetësimet e përdoruesve, veçanërisht për shkak se “industria e Facebook dhe teknologjisë është e vendosur në Silicon Valley, e cili është një vend jashtëzakonisht i majtë”.

Megjithatë, sipas Zuckerberg, Facebook nuk mban asnjë anë politike në punën që bën, duke deklaruar se rrjeti social nuk do të mbajë asnjëherë ndonjë krah politik e të cënoj integritetin e tij.

Duket se besueshmëria e njerëzve ndaj CEO dhe themeluesit të Facebook vetëm sa është rritur gjatë dëshmisë së tij përpara Kongresit, ku gjatë kësaj kohe aksionet e Facebook patën fitimin e tyre më të lartë që prej prillit 2016.

Aksionet e Facebook u rritën me rreth 2% edhe para se Zuckerberg të ulej. Ai u zhvendos edhe më lart kur filloi të trajtojë disa nga pyetjet e vështira të ligjvënësve, duke përfshirë një nga senatori Lindsey Graham nëse Facebook ishte një monopol.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).